Një lajm i mirë për shoferët është dhënë sot nga Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku.
Ai ka vizituar pjesën rrugore të rreth-rrotullimit në Veternik (afër kompleksit Albi Mall), ku janë duke u bërë punime për më shumë se një vit.
Abdixhiku ka paralajmëruar përfundim brenda muajit të këtyre punimeve.
“Dinamika varet nga kushtet atmosferike dhe sipas planit të punës, planifikohej që kjo punishte të marrë fund rreth majit. Mirëpo ne kemi pas një takim për të përshpejtuar këtë dinamikë, mua sot më njoftuan që në fillim të marsit do të bëhet hapja e kësaj kyçje nën kushtet e mira atmosferike nëse bora nuk na vonon, një shtresë përfundimtare do të shtrohet në maj, mirëpo do të lëshohet për qarkullim në mars”, ka deklaruar ai, transmeton Gazeta Express.