Ministri gjerman i shëndetësisë është shprehur ashpër në thirrjen e tij për t’u vaksinuar me vaksinën kundër Covid-19.

“Deri në fund të këtij dimri, secili në Gjermani ose do të jetë i vaksinuar, i shëruar ose i vdekur,” ka thënë Jens Spahn në një konferencë për media gjatë ditës së hënë.

Gjermania po pret të përballet me valën e katërt të koronavirusit, derisa rastet e të infektuarve janë rritur.

“Liri do të thotë të kesh përgjegjësi, dhe është një detyrë e shoqërisë që të vaksinohet,” ka thënë Spahn, transmeton BBC.

Që nga koha e fillimit të pandemisë, Gjermania po përballet me një rritje të madhe të infektimeve dhe ekspertët kanë paralajmëruar se vala e re e koronavirusit mund të jetë më e keqja deri tani.

Gjatë njëzetekatër orëve të fundit në Gjermani janë shënuar 30,643 raste të reja të infektimit – 7,000 më shumë se një javë më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *