Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, ka kërcënuar Shqipërinë në lidhje me hapjen e qështjes çame.

“Nuk duhet të krijohen çështje që nuk ekzistojnë, sepse kjo do të çonte në pasoja me nivele të shumëfishta ku Greqia do të vendosë çështje të tjera që kanë të bëjnë me itinerarin e Shqipërisë në Europë”, ka thënë Dendias në Tiranë, transmeton VOA.

Kështu i është përgjigjur diplomati grek kërkesës së Ministres së Jashtme shqiptare Olta Xhaçka që mes dy vendeve të mund të diskutohej në të ardhmen dhe mbi të drejtat e pronësisë së komunitetit çam.

Autoritetet greke e kanë refuzuar gjithnjë ngritjen e çështjes çame në bisedimet me Shqipërinë duke e konsideruar një çështje inekzistente.

Ndërsa, për abrogimin e ligjit të luftës ministri i Jashtem grek Nikos Dendias tha se “është dicka nga e cila duhet të shkëputemi e të bashkëpunojmë që pikat historike për abrogimin e tij të përmbyllen sa më shpejt”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *