Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, po viziton Kosovën, derisa është pritur në Prishtinë nga homologja e tij kosovare Meliza Haradinaj-Stublla.
Pas mbërritjes, Dendias është pyetur nga gazetarët rreth mundësisë së njohjes së pavarësisë së Kosovës nga shteti grek.
“Nuk është çështje shprese, por çështje e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve”, ka thënë Dendias, transmeton Express.
Ai tutje ka thënë se Greqia është e interesuar për paqe dhe satbilitet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.