Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se ditëve në vazhdim do të vendoset nëse do të ketë masa të reja kundër përhapjes së koronavirusit.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka njoftuar se është takuar me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, me kryetarin e Odës Ekonomike Amerikane, me kryetarin i Shoqatës së Gastronomëve dhe me kryetarin e Odës Hoteliere të Kosovës.

“Rekomandimet e marra gjatë takimit të sotëm, do t’i diskutoj me kryeministrin z.Hoti në mënyrë  që masat e marra nga Qeveria të prekin sa më pak ata dhe të jenë sa më të lehta për të gjithë ne”, ka thënë Zemaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *