Katërmbëdhjetë zyrtarë janë shkarkuar nga pozita e konsullit.
Kjo është bërë me vendimin e Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Glauk Konjufca.
Gazeta Express ka publikuar emrat e të shkarkuarve, të emruar gjatë dy viteve të fundit dhe që për disa nga ta është raportuar se kanë zënë pozitën e konsullit në mënyrë të kundërligjshme.
Në listën e të shkarkuarve nga ministri i Jashtëm është Diellza Hoti, ish-këshilltare e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, e cila u dërgua si konsulle në Ambasadën e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Po ashtu është shkarkuar edhe dizajnerja Xheraldina Rexhepi, që ishte konsulle në Vjenë.
Në listën e të shkarkuarve është edhe Modesta Imeri, bashkëpunëtore e ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Citaku. Imeri mbante pozitën e konsullës në të njëjtën pozitë.
Lexo më shumë këtu