Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Agim Veliu, ka takuar kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, për të biseduar rreth sistuatës nën ndikimin e pandemisë Covid-19.

Përmes njoftimit në Facebook, Veliu ka njoftuar se është shqyrtuar mundësia e heqjes së disa kufizimeve për bizneset.

Ndërsa, Rukiqi ka shkruar se gjatë takimit me Veliun janë dakorduar “për të propozuar largim të masave kufizuese për bizneset”.

Ndër masat që ende mbesin në fuqi ndaj bizneseve, pëfshirë kafiteritë, është ndalimi i ushtrimit të veprimtarisë nga ora 22:30 deri në orën 06:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *