Ministria e Kulturës së Kosovës ka shpenzuar 300 mijë euro për të blerë vepra të ndryshme arti të cilat do të vendosen nëpër institucionet publike dhe në ambasadat jashtë vendit.

“Janë ndarë 1 milion e 50 mijë euro për blerjen e veprave të artit nga qeveria, 300 mijë janë shpenzuar këtë vit”, ka deklaruar Këshilltarja për Kulturë e ministrit, Rozafa Imami.

Nsër veprat e blera është edhe “Dita e Shën Valentinit” e kolektivi Haveit. Kjo fotografi është blerë nga ministria për shumën 10 mijë euro.

Alketa Sylaj, nga kolektivi Haveit thotë se temën që përzgjodhën ia dedikojnë politikanëve kosovarë ndaj duan që vepra e tyre të mbetet në Kuvend, ku pritet të vendoset përkohësisht nga mesi i nëntorit, transmeton Klan Kosova.

1,500 euro është çmimi më i ulët që ministria ka blerë një vepër artistike derisa janë shtatë ankesa që po presin të shqyrtohen nga komisioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *