Miratimi i buxhetit për vitin 2020 nga Qeveria e Kosovës, ka treguar se gjatë këtij viti Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të ketë më pak para në dispozicion sesa gjatë vitit të kaluar.

Prej 44 milionë e 733 mijë eurosh, sa kishte vitin e kaluar, institucioni më i lartë kulturor sivjet do të ketë në dispozicion 43 milionë e 406 mijë euro.

E pikërisht fusha e kulturës brenda MKRS-së do të ketë 1 milion e 53 mijë euro më pak sesa vitin e kaluar, transmeton Koha.net. Por për këtë shumë rritje ka trashëgimia kulturore.

Trashëgimia kulturore nuk është prekur nga zbritja në tërësi e buxhetit të MKRS-së. Përkundrazi, janë paraparë gati 1 milion euro më shumë.

Sa i përket kulturës vitin e kaluar, Ministria kishte në dispozicion 10 milionë e 67 mijë euro, kurse sivjet – nëse Projektligji që ka kaluar në Qeveri miratohet edhe në Kuvend – do të ketë 9 milionë e 14 mijë euro. Buxheti është zvogëluar te subvencionet e kulturës dhe po ashtu te investimet kapitale. Nuk është prekur vetëm ajo që në Projektligj definohet si “përkrahja për kulturën institucionale”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *