Ministria e Arsimit ka paraqitur tre skenarë të mundshëm për fillimin e vitit të ri shkollor.
Gjatë një bisede virtuale që është zhvilluar ndërmjet Kryeministrit Avdullah Hoti dhe Ministrit të Arsimit Ramë Likaj, ky i fundit ka paraqitur tre opsione se si mund të zhvillohet mësmimi gjatë periudhës së përballjes me Covid-19.
Përmes njoftimit në Facebook është njoftuar për skenarët e organizimit.
“Në skenarin A është parapare kthimi në shkolla apo mësimi me prezencë në institucionet parashkollore dhe shkolla, me masa parandaluese. Në skenarin B është parapare kthimi i pjesshëm në shkolla apo mësimi i kombinuar-prezencë në shkolla dhe E-mësimi. Në skenarin C është paraparë E-mësimi.”