Përmes një aksioni simbolik, aktivistë të lëvizjes Studim, Kritikë, Veprim, kanë kërkuar që të hapen bibliotekat në gjithë Kosovën.

Nën sloganin ‘Pse kafet po e bibliotekat jo?’, aktivistët kanë protestuar sot para Ministrsisë së Arsimit dhe Shkencës, derisa kanë njoftuar se përveç në Prishtinë aksione të tilla ka pasur edhe në disa qytete të tjera të vendit.

“Biblioteka nuk është vetëm hapësirë studimi e leximi, por edhe ndjesi e stimulimit për secilin studentë që studion në universitet. Qeveria duhet të gjejë zgjidhje për këto hapësira të leximit për studentët”, ka thënë studentja Berita Abazi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *