Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambercht, ka paralajmëruar se në takimin e radhës të palëve në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë pritet të ketë një dinamikë të re.  

“Ky proces shpresoj që do të marrë një dinamikë të re dhe që do të ketë edhe vendime të mira më 13 maj, në Bruksel,” ka thënë Lambrecht.

Lambercht është shprehur kështu pas takimit me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Siç transmeton KOHA, ministrja gjermane ka deklaruar se mund të ketë “vendime për njohjen reciproke të dokumenteve”.

Më 13 maj në Bruksel takohen kryenegociatorët në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *