Është anuluar provimi i kontestuar i noterisë.
Vendimi për anulim është marrë nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
“Anulimi i këtij vendimi tregon se drejtësia do të udhëhiqet mbi parimin e ligjshmërisë” ka thwnw Haxhiu, transmeton Gazeta Express.
Në një konferencë për media ajo ka thënë se ka vendosur të mos vazhdojë me procesin e përzgjedhjes së noterëve të rinj, pasi sipas saj, shumica e kandidatëve janë zgjedhur pa meritë dhe përmes lidhjeve e nepotizmit.
Pika e dytë e këtij vendimit, sipas saj, precizon që Ministria e Drejtësisë t’ua kthejë paratë kandidatëve që i kanë paguar për këtë proces.