Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se do të shqyrtohet baza ligjore për të parë se si duhet të veprohet me procesin e emërimit të noterëve.
Në një intervistë për KosovaPress, ajo ka treguar se plani i saj është ta kthejë në pikën zero gjithë procesin.
“Unë kam në plan që procesi i noterisë të anulohet dhe të kthehet në pikën zero. Këtu janë dy shqetësime e para fitimi i të drejtës individuale ata të cilët e kanë kaluar provimin e noterisë do të mund që të ankoheshin në gjykatë tek departamenti administrativ, por unë besoj që as noterët e mirë brenda asaj liste, sepse ka edhe të tillë që kanë kaluar me meritokraci, nuk po them se e gjithë lista prej atyre personave kanë kaluar provimin me baza nepotiste familjare, partiake, por po them se as atyre të mirëve brenda asaj liste nuk u intereson që të dalin nga një proces i komprometuar i noterisë. Ne jemi duke parë vetëm bazën ligjore në mënyrë që mos të bëjmë ndonjë shkelje eventuale” është shprehur Haxhiu.
Lexo më shumë këtu