Kuvendi i Kosovës ka miratuar të premten ligjin për rimëkëmbje ekonomike pas pasojave nga pandemia Covid-19.

Me 72 vota, koalicioni qeveritar arriti të kaloj ligjin me ndihmën e partisë opozitare PDK, pasi u përfshinë dhe propozimet e saja.

Ligji, sipas qeverisë, parasheh një mbështetje për bizneset e vendit dhe qytetarët në vlerë prej rreth 560 milionë eurosh dhe do të jetë në fuqi deri në dhjetor të vitit të ardhshëm.

Kryeministri Avdullah Hoti tha se “nga ky ligj, qytetarët dhe bizneset do ta ndjejnë përkrahjen direkte të Qeverisë, që bashkërisht t’i kalojmë sa më lehtë pasojat e shkaktuara nga Covid-19.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *