Qeveria e Kosovës ka miratuar të mërkurën Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike e cila do të ketë shumën 420 milionë euro.

“Në kuadër të pakove hyjnë edhe bonot e diasporës. Kjo pako përbëhet nga pesë grupe të masave e disa nga to janë Ringjallja e Ekonomisë, mbështetja për shërbimet publike, investimi në infrastrukturë dhe ambient dhe mbështetja për familjet”, ka thënë Ministri i Financave, Hekuran Murati.

Ditë më parë, qeveria bëri publik planin për rimëkëmbjen ekonomike ku mbështetja e punësimit parashihet  të bëhet me 50 milionë euro, 108 milionë euro do të jenë për ringjalljen e ekonomisë, për familjet do të jetë 50 milionë euro, teksa investimi në infrastrukturë dhe ambient do të jetë 100 milionë euro, transmeton KlanKosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *