Komiteti për Monitorim e Sëmundjeve ngjitëse në Kosovë i emëruar nga Ministria e Shëndetësisë ka miratuar të premten Planin e gatishmërisë dhe reagimit për koronavirusin.

Në njoftimin e lëshuar, ky plan brenda të cilit zbërthehen me dhjetëra dhe qindra veprime e aktivitete ndërsektoriale ka të bëjë me planifikimin dhe parandalimin, monitorimin e situatës dhe vlerësimin e rrezikut, menaxhimin e rrezikut dhe koordinimin, organizimin institucional, hulumtimin dhe reagimin si dhe komunikimin (informimin) e rrezikut.

Ky komitet thotë se plani ka përcaktuar detyrat për secilin institucion që ka përgjegjësi në zbatimin e tij dhe parashikon reagimin për secilin skenar të mundshëm në rastet e epidemisë eventuale: skenarin e lehtë dhe atë të ashpër, transmeton Koha.net.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *