Qeveria e Kosovës ka miratuar programin qeverisës për mandatin 2021-2025.
Gjatë shpalosjes së programit, Kryeministri Albin Kurti theksoi se gjatë këtij mandati do të bëhet aplikimi me kërkesën për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Kryeministri paralajmëroi edhe padi ndaj Serbisë.
“Do ta përgadisim padinë për gjenocid ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”, ka thënë Kurti, transmeton Express.
Për çështjen e dialogut, kryeministri tha se qeveria e tij do të qaset për zhvillimin e një dialogu parimor drejt një marrëveshje për njohje reciproke.