Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se është bërë e padrejtë që Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk u është ofruar hapja e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Më vjen keq që Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk u është dhënë datë për të filluar negociatat,” ka thënë Vuçiq.
“Mendoj se është e padrejtë”, ka shtuar ai, transmeton REL.
Vuçiq ka paralajmëruar se më 29 qershor do të realizoj një konferencë me kreyministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut , për, siç tha, përmirësimin e marrëdhënieve brenda iniciativës rajonale të mini-Shengenit.
Ai tha të enjten se bashkëpunimi me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të rritet vazhdimisht.