Për shkak të anulimit të tenderit, rrjedhimisht mungesës së kontratës, disa rrugë në Prishtinë kanë mbetur pa ndriçim publik.

Nga Komuna e Prishtinës kanë thënë se tenderi është rishpallur por se ende nuk ka kontratë.

“Kjo nuk ka ndodhur për shkak të papërgjegjësisë së Komunës, por për shkak të procedurave që ne nuk kemi ndikim as kompetenca ligjore për t’i ndryshuar ato, prandaj ne jemi të obliguar të respektojmë vendimet e organeve kompetente për procedurat e prokurimit publik”, ka thënë për Koha.net, Habib Qorri, udhëheqës i sektorit për shërbime publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *