Kosova duhet të zhvilloj vetëm bisedime në nivelin politik me Serbinë, thotë kryetari i Lëvizjes për Bashkim Valon Murati.

“Bisedimet teknike kanë qenë gabime të thella strategjike, sepse është biseduar vetëm për Kosovën”, ka thënë Murati gjatë një interviste në emisionin e mëngjesit në Radio Prishtina.

Ai ka theksuar se Kosova duhet të ketë një politikë më ofenzive në dialogun me Serbinë, duke kërkuar që të bisedohet edhe për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Murati ka thënë se çështja e ripërcaktimit të kufijve, të cilën e përkrah partia që ai drejton, do të sillte një marrëveshje të re ndërkombëtare e cila do ta prekte Pakon e Ahtisarit.

Sipas Muratit, kjo do të çonte në largimin e pengesave për bashkim të Kosovës me Shqipërinë.

“Më pas, është debat tjetër a bashkohemi apo jo. Do të ishte çështje e vullnetit të forcave politike”, është shprehur Murati.

Gjatë kësaj interviste, kreu i Lëvizjes për Bashkim ka folur edhe rreth zgjedhjeve të fundit në vend. Ai ka shpjeguar arsyet pse partia që drejton nuk morri pjesë në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.  

Kliko më poshtë për ta ndjek intevistën e plotë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *