Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka kritikuar masat e fundit të marra nga Qeveria në detyrë në përballjen me koronavirusin.
Sipas Mustafës, vendimet e Ministrit të Shëndetësisë po kamuflojnë një gjendje të jashtëzakonshme në vend.
“Ato kapërcejnë çdo kufi të një shteti demokratik.” ka shkruar kreu i LDK-së në Facebook.
Në fund të postimit, ai ka kërkuar që qeveria në detyrë të largohet dhe të krijohet një e re.
