Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pret që brenda ditëve të ardhshme të mbahet seanca e Kuvendit për t’u votuar formimi i qeverisë së re.

“Ekziston një mundësi që seanca të mbahet nesër, ekziston edhe mundësia tjetër që të mbahet të hënën. Në qoftë se është gjithçka në rregull sa i përket aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, në pikëpamje të hyrjes në fuqi të këtij aktgjykimi, atëherë unë mendoj që nuk ka asnjë arsye të pritet më shumë”, ka thënë Mustafa, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Të enjten në mbrëmje, Gjykata Kushtetuese tha se vendimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për dekretimin Avdullah Hotit nga LDK-ja si mandatar për formimin e qeverisë së re, është në përputhje me Kushtetutën.

Mustafa gjithashtu tha se do të ketë konsultime edhe me partitë tjera, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën Socialdemokrate dhe partitë tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *