Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, e sheh të nevojshme formimin e një platforme “për të prezantuar para opinionit ndërkombëtar dhe rikujtuar luftën e pastër të UÇK-së”.

Mustafa është shprehur i gatshëm të bisedoj me të gjithë për të mbështetur të akuzuarit nga Gjykata Speciale.

“Të kujdesemi për mbrojtjen e tyre, sepse ata tani janë vetëm të dyshuar ndërkaq vetëm procesi gjyqësor mund të vërtetojë fajësinë e tyre, të bëjmë një platformë për të prezantuar para opinionit ndërkombëtar dhe rikujtuar luftën e pastër të UÇK-së dhe krimet e kryera serbe në Kosovë”, ka deklaruar Mustafa për Gazetën Express.

Kreu i LDK-së tha se tani është i brengosur vetëm për “situatën e rëndë” të krijuar dhe ka kërkuar që akterët politikë në vend të bëhen bashkë në interes të vendit.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *