Këtë herë, muaji i Ramazanit do të përcillet më ndryshe për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Gjatë 30 ditëve të ardhshme, myslimanët agjërojnë dhe praktikojnë besimin e tyre gjatë këtij muaji për të cilin besohet se ishte periudha kur Kurani ju shfaq Profetit Muhammed.
Varësisht prej shtetit, fillimi i muajit hënor fillon më 23 prill apo 24 të këtij muaji.
Për shkak të koronavirusit, vendet e shenjta, përfshirë Mekën dhe Medinën në Arabinë Saudite, dhe xhamia Al-Aqsa në Jerusalem, do të jenë zbrazur pasi autoritetet kanë këshilluar që lutjet të bëhen nëpër shtëpi.
Përgjatë Muajit të Ramazanit, shumë xhami do të transmetojnë online lutjet dhe ceremonitë tjera fetare.