Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese, për dekretin e presidentit, është “i papranueshëm sepse e rrëzon Kushtetutën”.

“Për VV-në një vendim i tillë është i papranueshëm sepse e rrëzon Kushtetutën dhe duket si një vendim i shkruar i presidentit Thaçi dhe humb tërësisht kuptimin e zgjedhjeve të mbajtura”, ka thënë ajo, transmeton Koha.net.

Nagavci tha se VV-ja do të shfrytzojë mjetet demokratike për ta kundërshtuar vendimin.

“Ajo që kemi parë nga Gjykata Kushtetuese kanë qenë më shumë pyetje orientuese. Ne do të shfrytëzojmë mjetet tona demokratike dhe politike për ta kundërshtuar një vendim të tillë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *