Pamje të jashtëzakonshme të universit janë publikuar për herë të parë nga Nasa, përmes fotografive të realizuara nga teleskopi hapësinor James Webb.

Të hënën, një foto e lëshuar nga presidenti amerikan Joe Biden tregonte pamjen e galaksive që gjenden shumë larg dhe kjo i parapriu fotove që do të shpërndaheshin një ditë më pas.

Gjatë ditës së martë Nasa shpërndau foto të tjera me ngjyrë dhe kualitet të lartë të cilat u kapën nga teleskopi James Webb, i cili është  programuar të shoh hapsirën në infrared që do të thotë në valë më të largëta se sa mund të kapin sytë e njeriut.

Siç transmeton BBC, kjo do t’i mundësoj teleskopit të ri të shoh më thellë në univers se që kishte arritur teleskopi i kaluar dhe kështu të arrij të detektoj ngjarje hapsinore që kanë ndodhur më shumë se 13.5 miliardë vite më parë.

Fotot e lëshuara të martën janë vetëm fillimi dhe sipas Profesorit Gillian Wright kualiteti i këtyre fotove të kapura në vetëm disa orë observim do të thotë se zbulime të reja do të vijnë në vazhdim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *