Të shmangin veprimet e njëanshme dhe t’i kthehen dialogut është kërkesa e NATO-s për zyrtarët e qeverive në Prishtinë dhe Beograd.

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, përmes një postimi në rrjetin social Tëitter ka kërkuar uljen e menjëhershme të tensioneve në veri të Kosovës derisa u ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit të ushtrojnë përmbajtje, transmeton REL.

Dy pikat kufitare Kosovë-Serbi në veri të Kosovës, po vazhdojnë të qëndrojnë të bllokuara tash e pesë ditë, pasi serbët lokalë kundërshtojnë vendimin e autoriteteve të Kosovës për reciprocitet në çështjen e targave të veturave të Serbisë, që hyjnë në Kosovë.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për shtensionim të situatës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se të dyja shtetet duhet të heqin përdorimin e targave të përkohshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *