Derisa tensionet gjeopolitike po përshkallëzohen, NATO-ja ka nisur stërvitjen e saj më të rëndësishme ushtarake që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë. Krahas rreth 90 mijë ushtarëve, edhe aeroplanë, helikopterë, dronë, tanke dhe makineri të tjera ushtarake të shteteve anëtare të NATO-s do të jenë pjesë e manovrave tokësore, detare dhe ajrore deri në muajin maj.

Njohësit e NATO-s thonë se aleanca po përballet me një provë kritike të funksionalitetit të saj, derisa vazhdon pushtimi rus i Ukrainës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *