Është shënuar viktima e nëntë nga virsui Covid-19 në Kosovë.
Një pacient 69-vjeqçar, nga komuna e Suharekës, ka ndërruar jetë pas mesnatës në Klinikën Infektive.
Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, pacienti “ishte pranuar me 10/04/2020 në gjendje të rëndë dhe i cili, përveç Covid-19, kishte edhe probleme kardiake.”
Kështu, numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë arrin 9. Të infektuar janë 387, derisa janë shëruar 66.