Çmimi ndërkombëtar RIBA-s për vitin 2021 është fituar nga ndërtesa e spitalit “Friendship” i arkitektit Kashef Chowdhury i cili u ndërtua prej tullave të kuqe në vlerë prej 2 milionë dollarësh.

Ndërtesa me dizajnin e vet unik mbledh ujin e shiut duke krijuar një ambient të këndshëm me ujëvarë dhe lumenj të rrjedhshëm në harmoni me natyrën që e rrethon.  

E vendosur në Satkhira, në peizazhin e dominuar me ujin e lumit Bengali në Bangladeshin jugperëndimor, fituesi i çmimit të Institutit Mbretëror të Arkitektëve Britanikë përdor ujin si pikënisjen kryesore të dizajnit të tij.

Kanali kalon rrugën e tij me zigzage nëpër vend, duke mbledhur ujë të vlefshëm shiu dhe duke ndihmuar në ftohjen e oborreve përreth gjatë muajve të verës së nxehtë.

Për më shumë, ky kanal ujor shërben gjithashtu si një pengesë midis departamentit të spitalit dhe spitalit ambulator, duke ndarë dy anët e zonës nëpër oborre të përbashkëta, pa pasur nevojë për një mur ndarës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *