Përballja ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në futboll mund të zhvillohet në tetor ose nëntor të këtij viti.
Dy kombëtaret kanë mbetur të takohen në play-off të Ligës së Kombeve, pasi përhapja e koronavirusit e pamundësoi zhvillimin e lojës gjatë muajit mars.
Në video-lidhjen e radhës të UEFA-s me përfaqësuesit e federatave anëtare, është biseduar edhe për takimet e mbetura të UEFA Nations League dhe për garat e tjera evropiane në futboll.
“Fillimisht ishte paraparë që ndeshja Maqedoni e Veriut – Kosovë dhe ndeshjet e tjera të “play-off”-it të luheshin në shtator, por të gjitha federatat pjesëmarrëse të këtij ‘play-off”-i e shprehën qëndrimin e tyre që ato të luhen në tetor ose nëntor, për çka tashmë i mbetet Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s që në mbledhjen që do të mbajë të enjten të del me qëndrimin përfundimtar.“ ka njoftuar FFK-ja, transmeton Klan Kosova.