Është ndryshuar orari i kufizimit të lëvizjes për qytetarët e disa komunave të Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që nga data 28 korrik, kufizimi të jetë nga ora 22:30 deri në orën 05:00. Siç transmeton Klan Kosova, kjo do të vlejë për komunat: Prishtinë, Prizren, Pejë, Podujevë, Gjakovë, Ferizaj, Lipjan, Drenas, Vushtrri, Mitrovicë e jugut, Gjilan, Fushë Kosovë dhe Shtërpcë.

Gjatë ditës, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se gjatë javës “do të ketë rishikim të masave dhe mekanizmave funksional që ndihmojnë në menaxhimin e pandemisë dhe sigurojnë kontrollimin dhe respektimin e masave, në të gjitha komunat e Kosovës”.

Në Kosovë, 276 raste të reja janë konfirmuar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 7 mijë e 413. Ndërsa, numri i të vdekurve deri tani është 185.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *