Një fotograf amator nga Australia ka kapur pamje të një ‘peme jete’ e cila është formuar nga rrjedha e ujit në një liqen.
Derry Moroney ka qenë duke bërë fotografi afër Liqenit Cakora, derisa ka vërejtur motive të ndryshme të krijuara nga rrjedha e liqenit.
Më pas, fotografi ka lëshuar dronin për të kapur pamje nga lartësia dhe është mahnitur me atë që ka parë. Motivet e krijuara brenda liqenit kanë formuar imazhin e një peme e cila në rrjetet sociale tani po cilësohet si e ngjashme me “pemën e jetës”.



