Në Mbretërinë e Bashkuar ka nisur testimi i një vaksine tjetër për mbrojtje nga Covid-19.
Kjo është hera e tretë që në këtë vend testohet një vaksinë kundër koronavirusit.
Vaksina e fundit është krijuar nga kompania belge Janseen, ku është përdorur modifikimi gjenetik i një virusi të zakonshëm, duke synuar kështu të trajnohet sistemi imunitar.
Javë me parë, lajmet për suksesin e një vaksine nga Pfizer dhe BioNTech nxitën shpresë në gjithë botën. Megjithatë, siçraporton BBC, këto vaksina ende nuk janë miratuar që të përdoren tek qytetarët në masë dhe nuk dihet se sa të suksesshme mund të jenë te personat në moshë dhe se sa do të zgjas imuniteti i tyre.
Mund të ndodh që përdorimi i disa vaksinave në të ardhmen të jetë i nevojshëm për t’i dhënë fund pandemisë.
“Nuk e dijmë se si do të reagoj secila nga këto vaksina dhe nuk mund të jemi të sigurt nëse shpërndarja e një vaksine do të jetë efikase dhe e sigurt nga një prodhues”, ka thënë profesori Saul Faust.
Testimi i fundit i vaksinës në Mbretërinë e Bashkuar ka filluar përmes mbledhjes së 6,000 vullnetarëve. Gjysmës së tyre do tu jepen dy doza të vaksinës gjatë dy muajve. Mund të duhen gjashtë deri në nëntë muaj derisa të mësohen rezultatet, transmeton BBC.