Një projekt i planifikuar të nis gjatë javëve të ardhshme në Britani të Madhe kërkon që të infektohen me koronavirus vullnetarë mes moshës 18 dhe 30 vjeç.
Sipas Ministrisë së Punëve Ekonomike në Londër ky studim ka qëllim të kuptoj më mirë koronavirusin dhe të zbulohet se si reagon sistemi i imunitetit ndaj virusit.
Siç transmeton DW, pjesëmarrësit do të infektohen qëllimisht me patogjenin e Coronas, i cili është në qarkullim në Britaninë e Madhe që nga marsi i vitit 2020, dhe jo varianti B.1.1.7 shumë më ngjitës, i cili u shfaq për herë të parë në vjeshtë në Anglinë juglindore.
Studimin e drejtojnë shkencëtarët e Kolegjit Imperial të Londrës në bashkëpunim me Royal Free Hospital të Londrës.