Brian Pinker, 82 vjeç, është personi i parë që merr vaksinën e Oxford-AstraZeneca kundër Covid-19.
Në Britaninë e Madhe, që nga sot janë të disponueshme për përdorim më shumë se gjysmë milioni doza të këtij lloji të vaksinës.
Sekretari britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, e përshkroi vaksinën si “një moment shumë të rëndësishëm” në luftën e Mbretërisë së Bashkuar kundër koronavirusit.
Mbretëria e Bashkuar është një nga vendet më të prekura në Evropë, me mbi 2.6 milionë njerëz të infektuar me koronavirus dhe mbi 75,000 viktima.