Ka filluar takimi mes Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Takimi nisi paraditen e së martës dhe është duke u ndërmjetësuar nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell dhe Përfaqësuesit i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Siç transmeton Koha.net, para takimit Borrell u shpreh se “e di që dialogu është proces i vështirë, por i domosdoshëm për të dy palët”.

Para takimit trepalësh, Kurti dhe Vuçiq janë takuar në takime të ndara me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *