Fillimi i kësaj jave do të ofroj disa lehtësime për qytetarët nëpër vendet evropiane, ku për disa javë masat kundër koronavirusit bllokuan jetën normale.

Gjermania nga sot do të lejoj hapjen e dyqaneve të vogla, derisa në shkolla do të rifillojë mësimi për ato klasa që kanë provime të diplomimit, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Polonia do të rihap parqe dhe pyje dhe në Norvegji çerdhet do të rihapin dyert e tyre për fëmijët.

Republika e Çekisë do të lejojë hapjen e disa dyqaneve të vogla dhe në Shqipëri, industria e minierave dhe e naftës do të fillojë sërish së funksionuari.

Ndërkohë, Franca do të vazhdoj të mbaj masat e deritanishme. Njëjtë është edhe në Spanjë, por me pak lehtësime për fëmijët që mund të kalojnë ca kohë jashtë shtëpisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *