Mbetje njerëzore dhe gjësende janë gjetur nga policia në Carlton Reserve të Floridas në kërkim të Brian Laundrie.
23 vjeçari Laundrie është në kërkim nga policisë për disa javë pasi e dashura e tij Gabby Petito u gjend e vdekur më 19 shtator. Të dy më herët kishin qenë në udhëtim nëpër vende të ndryshme në SHBA. Laundrie ishte shpallur në kërkim për rastin e vdekjes së të dashurës së tij.
Në zbulimin e fundit rreth rastit që ka pushtuar mediat dhe rrjetet sociale, dyshimet janë të mëdha se mbetjet e trupit janë të Brian Laundriet, derisa bashkë me mbetjet njerëzore është gjetur edhe një fletore që i takonte atij.
Siç transmeton CNN, gjetjet janë bërë në një zonë që deri tani ka qenë e mbuluar nga uji dhe mendohet se mbetjet njerëzore kanë qenë aty për një kohë.
Ndërsa, avokati i familjes Laundrie ka thënë se “gjasat janë të mëdha që mbetjet të jenë të Brian”.
“Është mjaft e dhimbshme, mund ta imagjinoni si prind, të gjesh gjësendet e djalit tuaj nga mbetjet. U është thyer zemra,” ka thënë avokati Steven Bertolino.