Çështja e targave dhe dokumenteve serbe do t’i sjell gjatë kësaj jave për vizitë në Prishtinë dhe Beograd të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Sipas burimeve të REL të dy diplomatët do të qëndrojnë të mërkurën në Prishtinë.  

Escobar dhe Lajçak do të bëjnë përpjekje për të bindur palët që të arrijnë marrëveshje për tejkalimin e tensioneve në veri të Kosovës si dhe për çështjen e targave të veturave dhe dokumentet serbe.

Fakti se Escobar dhe Lajçak pritet të shkojnë së bashku në Beograd dhe Prishtinë, shihet si dëshmi se BE-ja dhe SHBA-ja po punojnë së bashku në drejtim të arritjes së një zgjidhjeje për çështjet e targave dhe dokumenteve serbe.

Në takimin e fundit të nivelit të lartë në Bruksel, që është mbajtur më 18 gusht, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk kanë arritur marrëveshje për këto çështje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *