Të dhënat e Ministrisë së Drejtësisë kanë treguar se dhuna në familje gjatë kohës së pandemisë, krahasuar me vitin e kaluar, është rritur për 30%.
Këtë e ka bërë të ditur Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një postimi në Facebook.
“Kjo është shqetësuese dhe kërkon ngritjen e nivelit të përgjegjësisë së institucioneve, sidomos atyre të sigurisë dhe drejtësisë” ka shkruar ajo.
“Dhuna psiqike, fizike, materiale dhe seksuale është vepër penale prandaj çdo dhunues duhet të dënohet sipas legjislacionit në fuqi.”
Që nga kufizimi i lirisë së lëvizjes së qytetarëve në muajin mars, për shkak të koronavirusit, në Kosovë është raportuar për rritje të rasteve të dhunës në familje.
Përveç Kosovës, edhe vende të tjera të botës kanë raportuar shifra më të larta të rasteve të dhunës në familje, gjatë kohës sa pandemisë.