Në raportin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë tregohet se në vend janë gjithsej 447 raste aktive me koronavirus, derisa nuk ka të vdekur në njëzetekatër orët e fundit.
Sa i përket vaksinimit, deri të martën janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës 742.830 persona.
Ndërsa, me dozën e parë të vaksinës janë vaksinuar 842.214 persona.