Qindra persona kanë protestuar në  kryeqytetin spanjoll Madrid kundër vendimit që vendosja e maskës të jetë e detyrueshme në hapësira publike.

Njerëzit u mblodhën në Plaza Colon në qendër të kryeqytetiti duke shfaqur slogane me mbishkrime kundër vendimit të marrë nga qeveria e cila prezantoi masat e reja kundër Covid-19, përfshirë ndalimin e pirjes së duhanit në vende publike.

Spanja po përballet me një valë të re të infektimeve që prej kohës kur largoi karantinimin në fund të muajit qershor.

Deri tani, në Spanjë numri i të vdekur nga Covid-19 ka kaluar 28,600 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *