Ka vdekur në moshën 46 vjeçare balerina e lindur në Tiranë, Hueyda El Sayed.

Ajo prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë, sëmundje e cila ia mbylli përgjithmonë sytë mëngjesin e së martën në një spital në Lukskemburg, transmeton BalkanWeb.

El Sayed ishte gjithashtu këngëtare e njohur, e lindur në Tiranë, ndërsa prejardhja e saj ishte nga Sudani.

El Sayed ishte zotëruese e mirë e katër gjuhëve si anglisht, frëngjisht, italisht dhe shqip. Ajo u diplomua për Drejtësi në Universitetin e Tiranës.

Ndërsa, në vitin 2000 ajo botoi romanin e saj të parë “Ngjyra e lëkurës sime”, ndërsa në vitin 2006 botoi librin e dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *