Në moshën 98 vjeçare ka vdekur të dielën ish-senatori amerikan Robert Joseph Dole.
Përmes një postimi në Twitter, gruaja e tij Elizabeth Dole njoftoi se burri i saj vdiq mëngjesin e së dielës në gjumë.
Në muajin shkurt të këtij viti, ish senatori Dole njoftoi publikun se ishte diagnostikuar me kancer në mushkëri.
Ai ka kaluar një çerek shekulli në Senatin amerikan, ku, për disa vite, ka shërbyer si udhëheqës i shumicës.
Në vitin 1996 ka qenë kandidat i Partisë Republikane për president të SHBA-së.
Në vitin 1990, Dole ka udhëhequr një delegacion të SHBA-së në Kosovë, ndërsa në gusht të vitit 2020, për nder të angazhimit të tij për Kosovën, busti i tij është venodsur në Prishtinë.