Përkundër kërkesave për shtyrje, Konferenca e OKB-së për Ndryshimet Klimatike pritet të mbahet gjatë muajit nëntor.
Disa organizata joqeveritare kanë kërkuar që kjo konferencë të shtyhet për shkak të situatës me pandeminë e koronavirusit.
“Tani për tani, nuk janë planifikuar ndryshime, por ne i kuptojmë shqetësimet” ka thënë zëvendësi i zëdhënësit të OKB-së, Farhan Haq.
“Komuniteti shkencor global e ka bërë të qartë se ndryshimi i klimës tani është emergjencë globale”, shtoi ai, transmeton REL.
Rrjeti i Veprimit për Klimën – një rrjet global i më shumë se 1,500 organizatave të shoqërisë civile – i kërkoi Qeverisë britanike të shtyjë samitin, i cili pritet të nisë në fillim të nëntorit, për shkak të rritjes së infektimeve me koronavirus dhe mungesës së vaksinave.