Mjekja shqiptare Aurora Meta Dollenberg beson se kthimi i koronavirusit përmes një vale të dytë nuk do të kishte fuqinë që e ka pasur deri tani.
“Ne tashmë kemi më shumë informacione për Covid-19, dhe në shtator ose tetor jemi në gjendje të japim statistika të besueshme në lidhje me pandeminë. Ne parashikojmë që nuk do të kemi një valë të dytë tani në verë, pasi temperaturat e larta kanë efekt bllokues ndaj virusit”, ka thënë ajo për A2.
Sipas saj, edhe nëse riktheht virusi ai nuk do të ketë fuqinë e njëjtë.
Edhe nëse do të ketë një valë të dytë infeksioni, ne në Gjermani, jemi të përgatitur për ta përballuar këtë valë. Edhe në trevat shqiptare ecuria ka qenë pozitive. Edhe nëse do të ketë një valë të dytë egërsia e virusit do të jetë shumë herë më e lehtë, do të ketë të prekur, por ata do të shërohen në një kohë shumë më të shpejtë, pa pasur pasoja të rënda në vdekshmëri”, u shpreh mjekja shqiptare në Gjermani, transmeton Gazeta Shqip.