Mbrëmjen e së hënës në Portin e Durrësit janë kapur 45.5 kilogramë drogë e llojit heroinë.

Policia shqiptare ka arrestuar në flagrancë 2 persona, njw 36 vjeç banues në Fier dhe njw 45 vjeç banues në Durrës.

Siç transmeton Euronews Albania, sasia e drogës u kap në një kamion të ngarkuar me krom që destinacion kishte Portin e Barit në Itali.

43 pakot e mbështjella me natriban kishin brenda lëndë narkotike të dyshuar heroinë, me peshë totale 45 kilogramë e 500 gramë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *