Më pak se një javë kanë mbetur deri në inaugurimin e presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Demokrati Joe Biden do të inaugurohet president më 20 janar. Gjashtë ditë para kësaj date, autoritetet në Uashington kanë nisur zbatimin e masave të rrepta të sigurisë.

Dhjetëra mijëra forca të Gardës Kombëtare nga disa shtete do të vijnë në Uashington nga fillimi i javës së ardhshme, transmeton Zëri i Amerikës. Kryebashkiakja e qytetit, Muriel Bowser, tha se ceremonia e inaugurimit shoqërohet me një numër sfidash, që nga pandemia e COVID-19 deri tek kërcënimet ekstremiste.

“Jemi shumë të përqëndruar në akuzat për sulm ndaj shtetit. Po shohim mundësinë për ta trajtuar këtë incident si operacionet madhore kundër terrorizmit që kemi kryer jashtë vendit,” tha Steven D’Antuono, Drejtor i Zyrës Rajonale të FBI-së për Uashingtonin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *